Është herët në mëngjes dhe ndjeheni sikurse nuk ka forcë që ju heq nga shtrati. E shtypni butonin “snooze” tek alarmi, dhe pastaj e shtypni atë prapë.
E gjeni veten të lodhur gjatë tërë ditës, duke dëshiruar ta kishit vendosmërinë të zgjoheshit nga shtrati dhe t’i shpenzoni ato 30 minuta për t’i japë trupit lëvizjen dhe energjinë për të cilat ka nevojë. E pyetni veten “si mund ta heq këtë shprehi? Pse thjesht nuk mundem të shkoj në shtrat?”
Nuk ka vetëm ndonjë përgjigje. Kjo mund të jetë se keni rënë në grackën e shprehive të këqija, që nuk e dëgjoni zërin brenda kokës që thotë “Mund ta bësh këtë! Ke nevojë për këtë!”
Ndoshta ju ka humbur motivimi dhe nuk keni interes të ushtroni apo t’i bëni gjërat që i keni bërë zakonisht, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, pavarësisht arsyeve që i keni, një ndër mënyrat më të mira për t’i thyer këto shprehi të këqija është të inspiroheni nga historitë e të tjerëve. Kjo është bukura e videos së mëposhtme nga Addicted2Success, pasi që tregon një histori.
Historinë e luftimit kur jeni të lodhur dhe të mposhtur, historinë e të kaluarit përmes dhimbjes, pasi që qëllimi në fund të këtij rrugomi është i vlefshëm.
Dëgjoni fjalët në këtë video dhe lini ato t’ju kthejnë në rrugën e duhur. Ju mund të arrini gjithçka për të cilën e vendosni mendjen!
Nëse keni probleme me gjuhën angleze, video të tilla inspiruese mund t’i kërkoni edhe në gjuhën shqipe në platformën YouTube. /Telegrafi/