Telegrafi

Po intervistonte një grua që protestonte kundër regjimit, talebanët sulmojnë gazetarin në Kandahar

Ky është momenti kur një gazetar afgan sulmohet nga një taliban, për faktin se po intervistonte një femër gjatë protestave të sotme në Kandahar.

Reporteri Millat Zagh u sulmua nga një militant derisa po realizonte një intervistë me një grua që po protestonte në Firqa të Kanadaharit – duke shprehur pakënaqësinë ndaj talebanëve që i urdhëruan të shkojnë nëpër shtëpitë e tyre, transmeton Telegrafi.

Ajo ishte një prej qindra afganeve që ishin mbledhur sot për të dënuar bastisjet që i kanë kryer talebanët në mbi 3.000 familje, pavarësisht që ata nuk kanë ndonjë dosje për ndonjë krim të kryer.

Ai fillimisht ia bën me dije gazetarit që është dashur të marrë leje për filmim dhe intervistë – pavarësisht që kishte marrë leje më herët. Megjithatë ai fillon ta godasë gazetarin dhe gruan që po e intervistonte. /Telegrafi/