Një video rrëqethëse amatore shfaq momentin kur dy adoleshente humbin jetën, pasi motoçikleta me të cilën po udhëtonin përplaset në një pemë në pjesën qendrore të Kolombisë.
Pamjet shfaqin Katherine Cubillos, 19, duke ngasur biçikletën, kurse Selena Valentina gjithashtu 19, shihet e ulur në pjesën e pasme dhe filmonte udhëtimin nga Pueblo Tapao drejt Montenegros, transmeton Telegrafi.
Dy mikeshat që nuk mbanin helmete në kokë, shihen duke bërtitur nga gëzimi dhe vazhdimisht qeshnin para kamerës së telefonit.
Në disa raste Cubillos as që e shikonte rrugën pavarësisht se ishte errësirë dhe po lëviznin me shpejtësi të madhe. Këto vajza të reja, disa momente më vonë përplasen në një pemë dhe kamera telefoni bie në tokë.
Policia i gjeti të shtrira në tokë, kurse mjekët pasi arritën me autoambulancë i shpallën të vdekura në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/