Telegrafi

Po e humbet dhe titullin e kampionit, këto janë fjalët e Thomas Tuchel për situatën e Bayern Munich

Bayern Munichut po i ikë titulli nga duar, sidomos pas humbjes së sotme ndaj Mainz me rezultat 3-1 në xhiron e 29-të të Bundesligës.

Bavarezët ishin duke fituar me rezultat 1-0 pas pjesës së parë, për të përjetuar pastaj një debakli të vërtetë me rezultat 3-1.

Trajneri Thomas Tuchel foli për humbjen duke thënë se ekipi duket që luajtur 80 ndeshje deri tani.

“Është brutalisht e vështirë të krijosh një frymë ekipi në këto kushte. Ka ndodhur shumë gjëra në javët e fundit. Ne nuk mund të luftojmë kur gjërat shkojnë keq. Është tepër e vështirë për ne që të fitojmë në këtë moment”.

“Na mungon energjia për t’u përballur me problemet”.

Lexo po ashtu Vazhdojnë të dalin detaje nga shkarkimi i Tuchel nga Chelsea: Boehly shkarkoi gjermanin, pasi iu refuzua hyrja në zhveshtore

“Ne dukemi si një ekip që ka luajtur tashmë 80 ndeshje këtë sezon. Jemi të lodhur”, ka thënë Tuchel për Sky Sports. /Telegrafi/