Ky është momenti kur shpërndarësi i ushqimeve bie në hapësirën e dedikuar për ashensor, derisa po ecte për të dërguar ushqimin e porositur në një ndërtesë që ishte në ndërtim e sipër, ku si pasojë ka mbetur me lëndime serioze në boshtin kurrizor.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur burri i njohur vetëm si Ke, po ecte në ndërtesën në Wenzhou të Kinës në mbrëmjen e 12 marsit, transmeton Telegrafi.
I veshur me pallto të trashë për dimër dhe helmetë motoçiklete, ai nuk arrin të vërej se po mungonte ashensori dhe lëvizë drejt hapësirës së zbrazët.
Duke mbajtur dy qese me ushqim, shpërndarësi i ushqimit vazhdon të ecë drejt korridorit, dhe dukej se po ngutej të dërgonte në destinacion ushqimin.
Në momentin rrëqethës, Ke rrëshqet dhe bie në hapësirën e zbrazët – duke u lënduar rëndë. Ai thjesht “zhduket” nga objektivi i kamerës së sigurisë.
Duke folur për mediat lokale, Ke tha se incidenti ka ndodhur në ndërtesën e një fabrike ku mungonte ndriçimi.
Ai aksidentalisht kishte shkelur në hapësirën ku do të duhej të ishte i montuar ashensori në katin e tretë të objektit, ku si pasojë ka pësuar lëndime në shtyllën kurrizore.
“Nuk kishte rrethojë mbrojtëse, kështu që shkela dhe rashë poshtë. Boshti kurrizor më është lënduar dhe eshtrat më janë ther”, tha Ke.
Ai është dërguar me urgjencë në spital për trajtim, ku është detyruar t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike për t’i shpëtuar më të keqes. /Telegrafi/