Site icon Telegrafi

Po bënin “akrobacione” para turmës, ushtarëve indianë u lidhën parashutat – bien në ujë dhe shpëtojnë mrekullisht

Ky është momenti rrëqethës kur dy ushtarëve indianë u lidhen parashutat dhe humbin kontrollin derisa bien në tokë – megjithatë pasi përfundojnë në ujë arrijnë disi të shpëtojnë.

Bëhet fjalë për dy ushtarë të marinës indianë që kishin stërvitur demonstrimin operacionale, por që mrekullisht i shpëtuan vdekjes kur parashutat iu lidhën derisa ishin në ajër dhe ranë në det në Visakhpatnam të Indisë.

Pamjet amatore shfaqin parashutistët duke rënë me shpejtësi në mënyrë spirale – derisa parashutat u ishin lidhur, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë, pjesëtarët e marinës ishin afër, dhe menjëherë u dolën në ndihmë duke i dërguar me urgjencë në spital për trajtim.

Shumë banorë të asaj zone ishin pjesë e turmës që kishte dalë për të ndjekur nga afër “akrobacionet”, që për pak sa nuk i kushtuan me jetë dy ushtarëve. /Telegrafi/

Exit mobile version