Telegrafi

“Po bëjmë shaka, VAR na urren”, Leverkusen‏i bën shaka me tifozët (Foto)

Bayer Leverkusen fitoi ndaj Freiburgut me rezultat 4-0 në Bundesliga.

Më i miri në takim ishte Kevin Volland, i cili shënoi dy gola në minutat 21’ dhe 34’.

Lexo po ashtu Teknologjia VAR anuloi dy gola në ndeshjen Milan 2-1 Udinese (Video)

Gjermanit het-trikun ia mohoi teknologjia VAR në minutën e 70-të pasi u vendos se ai ka kryer faull paraprakisht.

Por, gjithë këtë skuadra gjermane e ktheu në shaka në rrjetet sociale, fillimisht duke i njoftuar për golin, pastaj se është anuluar:

“70′ GOOOOOOOL!!! Është het-trik nga Kevin Volland!!! Po bëjmë shaka, VAR na urren”, ka shkuar Leverkusen në Twitter. /Telegrafi/