Bayer Leverkusen fitoi ndaj Freiburgut me rezultat 4-0 në Bundesliga.
Më i miri në takim ishte Kevin Volland, i cili shënoi dy gola në minutat 21’ dhe 34’.
Gjermanit het-trikun ia mohoi teknologjia VAR në minutën e 70-të pasi u vendos se ai ka kryer faull paraprakisht.
Por, gjithë këtë skuadra gjermane e ktheu në shaka në rrjetet sociale, fillimisht duke i njoftuar për golin, pastaj se është anuluar:
“70′ GOOOOOOOL!!! Është het-trik nga Kevin Volland!!! Po bëjmë shaka, VAR na urren”, ka shkuar Leverkusen në Twitter. /Telegrafi/
70' GOOOOOOOAAAAL!!!
It's a hat-trick from @KeVolland!!!
Just kidding. VAR hates us.#B04SCF | 3:0
— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04_en) September 17, 2017