Në një video në kanalin e Manchester City në YouTube, Josko Gvardiol u pyet për gjuhët që di.
Tema u ngrit për shkak se Mateo Kovacic flet pesë gjuhë, kështu që mbrojtësi u pyet se sa flet, por ai nuk u përgjigj.
Megjithatë kroati zbuloi një gjuhë vërtet të vështirë që ai u përpoq të mësonte.
“Unë jam vetëm 21 vjeç. Gjermanishtja është me të vërtetë gjuhë e vështirë, po bëja më të mirën time, por është e vështirë të mësosh”, ka deklaruar ai.
Josko Gvardiol luajti për dy vjet në RB Leipzig, por nuk e kuptonte dot gjuhën gjermane, siç e përmendi. Megjithatë, aftësitë e tij në futboll ishin në nivelin më të lartë në Bundesligë.
Kjo është arsyeja pse Manchester City ka përfunduar nënshkrimin e Josko Gvardiol nga RB Leipzig në një marrëveshje pesëvjeçare.
Mbrojtësi kroat iu bashkua skuadrës angleze për një tarifë rekord prej rreth 90 milionë euro (për një mbrojtës). /Telegrafi/