Telegrafi

Po bëheshin gati të largohen, nuk e dinin se ishte organizuar pritë – vriten e bija e guvernatorit të Paraguait dhe partneri i saj që ishte diler droge

E bija e guvernatorit të Paraguait dhe i dashuri i saj që ishte diler droge e dy gra tjera, janë vrarë para dyerve të një klubi të natës, e kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur vrasësi del nga vetura dhe shkrep mbi 100 plumba.

Haylee Acevedo, 21-vjeçe, i dashuri i saj Omar Alvarez, 32 dhe mikeshat Kaline Reinoso, 22-vjeçe e Rhamye Borges, 18, po largoheshin nga klubi i natës duke mos e ditur se ishte organizuar një pritë në Pedro Juan Caballero, në qytezën braziliane Mato Grosso do Sul, transmeton Telegrafi.

Ministri i Brendshëm i Paraguait, Arnaldo Giuzzio, ka thënë për mediat e këtij vendi, se guvernatori  Ronald Acevedo kishte refuzuar nga forcat e rendit që të mbrohet në masa të rrepta të sigurisë, nga frika se mund t’i rrezikohet jeta e tij dhe familjes.

Madje për të dashurin e të bijës së guvernatorit, ai ishte pjesë e një hetimi për trafikim me lëndë të ndryshme narkotike. E kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur katër viktimat ecin drejt veturës, që sipas autoriteteve braziliane ishte vjedhur në qershor.

Nga një kënd tjetër, shihet se si Acevedo po i afrohej veturës kur nga pas i vie njëri prej sulmuesve që shtie me armë mbi të. Acevedo, Alvarez, Borges dhe Reinoso, ishin shpallur të vdekur në vendin ku ka ndodhur sulmi.

Sipas policisë, sulmuesin kishin cak Alvarezin i cili ishte i përfshirë në trafikim droge përgjatë vijës kufitare Paraguai-Brazil, dhe se Acevedo ishte thjesht viktimë që u gjend në vendin dhe kohën e gabuar. /Telegrafi/