Maqedonia e Veriut, Skocia, Sllovakia dhe Hungaria kanë shënuar fitore në finalet e play off-it të Ligës së Kombeve, duke siguruar biletat e fundit për në EURO 2020.
Tashmë janë të ditura 24 kombëtaret që do të përballen mes veti në EURO 2020, ndërsa edhe grupet janë plotësuar.
Grupi A
Në grupin A janë katër kombëtare të forta, ku spikasin emrat e Italisë, Zvicrës dhe Turqisë, ndërsa Uellsi do të kërkojë befasinë.
Grupi B
Në këtë grup favorit është Belgjika, ndërsa aty janë edhe Danimarka, Finlanda dhe Rusia. Do të ketë luftë për vendet e para.
Grupi C
Maqedonia që siguroi biletën sot, do të jetë në grup me Austrinë, Holandën dhe Ukrainën. Një grup që do të prodhojë ndeshje të forta.
Grupi D
Ky grup sjell derbin britanik, pasi Anglia do të jetë përballë Skocisë, ndërsa aty janë edhe Kroaci dhe Çekia, dy kombëtare të respektuara.
Grupi E
Polonia, Spanja, Suedia dhe Sllovakia e sapo kualifikuar përbëjnë këtë grup, ku përveç spanjollëve që shihen favorit, të tjerat do të kërkojnë suksesin.
Grupi F
“Grupi i vdekjes” konsiderohet grupi H, pasi aty janë kampionët e Evropës si Franca, Gjermania dhe Portugalia.
Hungaria është e fundit që e ka siguruar biletën dhe do të kërkojë befasinë. /Telegrafi/