Telegrafi

Plisat e vizitojnë skuadrën e Prishtinës: Jemi pas jush, masovikisht në Prizren

Prishtina mbetet në luftë për titull kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund.

Kryeqytetasit mbesin pas Dritës me tri pikë, kur kanë mbetur edhe dy takime, ndërsa ndeshjen e fundit e kanë me gjilanasit.

Klubi ka marrë mbështetje të madhe nga qytetarët dhe tifozët në ndeshjet e fundit.

Sot në seancën e rregullt stërvitore që u mbajt nga ora 11 në stadiumin e 2 Korrikut, skuadrën e kanë vizituan edhe Plisat.

FOTO: FC PRISHTINA

Adhuruesit e Prishtinës u takuan me futbollistët para ndeshjen me Lirinë e cila zhvillohet në Prizren e shihet si vendimtare.

“Djem, jemi pas jush në çdo hap, sidomos në tre ndeshjet e fundit që të gjitha janë finale. Duam nga Ju angazhim maksimal. Titulli dhe Kupa janë në duart tona. E keni mbështjen e fuqishme. Do të jemi pas jush. Do të jemi masovik në Prizren”.

FOTO: FC PRISHTINA

“Nga Ju duam që t’i fitoni tre ndeshjet e radhës dhe emrat e juaj do të shkruhen me ngjyrat e arit në historinë e klubit”, ishin fjalët e tifozëve për lojtarët. /Telegrafi/