Duke përcjellë 3.000 participantë të moshave ndërmjet 57 dhe 85 –vjeç, hulumtuesit pranë Universitetit Cornell kanë vërejtur se mungesa e miqve dhe të afërmve është e lidhur me dobësimin e shëndetit fizik dhe mendor, shkruan revista “Journal of Health and Social Behavior”.
Ekspertët besojnë se vetmia është e lidhur me stresin, mungesën e vetëbesimit dhe mundësinë e zhvillimit të depresionit- të cilët për pasojë ndikojnë në shëndetin mendor dhe fizik.