Telegrafi

Play-offi i Evropës – Kundërshtarët e mundshëm të Italisë, Kroacisë, Zvicrës dhe Danimarkës (Foto)

Kanë mbetur edhe katër bileta të lira për Evropën që dërgojnë në Kupën e Botës Rusi 2018.

Janë tetë skuadra në garë që do të luajnë nga dy ndeshje për ta siguruar pjesëmarrjen në Rusia 2018.

Në vazon e parë janë Italia, Kroacia, Suedia dhe Zvicra, ndërsa në vazon e dytë janë Danimarka, Irlanda e Veriut, Republika e Irlandës dhe Greqia.

Çiftet do të nxirren me short, kur shorti mund të sjellë një derbi skandinav mes Suedisë dhe Danimarkës.

Lexo po ashtu Nga Sanchez e Vidal te Bale e Robben – Këta janë yjet që do të mungojnë në Kampionatin Botëror (Foto)

Po ashtu mund të ketë edhe një derbi ballkanik mes Kroacisë dhe Geqisë.

Italia po ashtu është në pritje të kundërshtarëve dhe me cilëndo që i bie janë favoritë për të kaluar tutje.

Shorti do të hidhet me 17 tetor. /Telegrafi/