Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri ka marrë urime të shumta pas debutimit të Përfaqësueses së Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Botëror.
Njëri prej tyre ka qenë edhe ish presidenti i UEFA-s, Michael Platini. Në një njoftim të FFK-së, thuhet se Platini ka qenë ndër personalitetet e para që ka uruar presidentin Vorrki.
“Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ka qenë ndër personalitet e para ndërkombëtare që e ka uruar dhe përgëzuar kryetarin e FFK-së, Fadil Vokrri, për debutimin e suksesshëm të Përfaqësueses së Kosovës në kualifikimet e Botërorit “Rusia 2018””.
“Legjenda franceze e futbollit ka përgëzuar kryetarin Vokrri dhe gjithë komunitetin e futbollit në Kosovë për paraqitjen dinjitoze në ndeshjen kundër Finlandës, e cila u mbyll baras, 1:1, duke uruar që Kosova të vazhdojë me paraqitje të tilla edhe në ndeshjet e ardhshme kualifikuese”, thuhet në njoftimin e FFK-së.