Site icon Telegrafi

Platini: Benzema nuk është top lojtar

Presidenti i suspenduar i UEFA-s dhe legjenda franceze, Michel Platini, ka thënë se sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, nuk është top lojtar.

Benzema është në dyshim për Euro 2016 për shkak të formës dhe Platini shprehet i bindur se ai nuk është për skenën e madhe dhe kombëtaren.

“Ekziston gjeneratë e mirë e lojtarëve dhe një përzgjedhës që e di se çka po bën”.

“Këto do ta lejojnë ekipin të bëjë mirë”.

“Jam shumë më skeptik për Benzeman. Benzema luan për top klub, por vet nuk është top lojtar. Ai është i mirë, por ylli i ekipit është Ronaldo”, deklaroi Platini. /Telegrafi/

Exit mobile version