Telegrafi

Platformë online për prodhuesit dhe dizajnerët nga Kosova

Talenti dhe produktet unike të prodhuesve kosovarë, veçanërisht veshmbathjet, stolitë, aksesorët, etj e kanë shtyrë para mbështetjen e mëtutjeshme të Qeverisë së Norvegjisë për të nxitur eksportin e këtyre produkteve përmes mjeteve më të fundit teknologjike, përkatësisht përmes projektit Balkanspring.com.

Balkanspring.com përfshinë prodhues si Flutura Dedinja, Krenare Rakovica, Remzije Januzaj, FolkanShqip,etj,ku synimi kryesor ështëti ofrojë këto produkte online drejt konsumatorëve anembanë botës, por edhe tek konsumatorët në Ballkan.

"Balkanspring.com është krijuar për të ndihmuar prodhuesit e Kosovës, për të zhvilluar më tej biznesin e tyre duke e zgjeruar tregun e tyre jashtë Kosovës", tha Astrid Green Drejtoreshë Menaxhuese në Athene Project Management. Sipas Green qëllimi i këtij projekti është që të thyhen barrierat dhe t’ju mundësohet kompanive të reja që për herë të parë ti shesin produktet e tyre në tregjet ndërkombëtare. "Që nga sot ne kemi më shumë se 30 prodhues shqiptarë, serbë, goranë dhe romë, burra dhe gra të cilët kanë rënë dakord,që në këtë platformë, t’ja paraqesin botës prodhimet e tyre unike të punuar me dorë", shtoi Green gjatë lansimit të Balkanspring.com.

Shkëlqesia e tij Jan Braathu ambasador i Norvegjisë në Ambasadën e Mbretërisë së Norvegjisë në Republikën e Kosovës, tha se "është një gjë e madhe që gratë tani do të kenë platformën e tyre ku ato mund tiofrojnë prodhimet e tyre në një treg më të gjerë, në fund të fundit tregu është mbret, tregu vendor, por nëse nuk keni një platformë për shitjen e produkteve tuaja atëherë tregu kurrë nuk do të dij për to". Sipas ambasadorit Braathu Balkanspring.com është një ide shumë inovative që është një gjë radikalisht e re për Kosovën. "Në pjesën tjetër të Evropës marketingu në internet po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, në të vërtetë edhe në vendin tim njerëzit gjithnjë e më shumë janë duke blerë produkte përmes interneti, çdo gjë që nga rrobat, bizhuteritë, edhe produkte të mëdha, dhe ndonjëherë edhe vetura, kështu që kjo është e ardhmja dhe nuk ka asnjë arsye që Kosova tashmë në këtë moment në kohë, të mos përpiqet për të marrë pjesë në këtë të ardhme", tha Braathu duke shtuar se "kjo mund të jetë platformë për tregun e gjerë evropian edhe tregun global, andaj edhe mundësitë janë të jashtëzakonshme".

Braathu tha se diaspora e Kosovës është një mundësi e madhe për Balkanspring.com. "Diaspora e Kosovës ofron një pikë hyrje në tregjet në të gjithë Evropën, sidomos në Zvicër , Gjermani dhe vendet skandinave",tha ambasadori Braathu duke shtuar se qeveria norvegjeze për shumë vite është duke u përqëndruar në zhvillimin e ndërmarrjeve në Kosovë. Stilistja e njohur Krenare Rugova pronare dhe themeluese e brendit Krenare Rugova tha se është e nderuar që është pjesë e projektit Balkanspring. "Balkanspring është gjë e re , e madhe , dhe është një privilegj i madh dhe një sukses i madh për mua si stiliste dhe për prodhuesit, stilistët tjerë që të kenë mundësi për të paraqitur punën e tyre, prodhimet jo vetëm në Kosovë por edhe në tregune madh të diasporës dhe në tregun evropian që ështëmë i rëndësishmi", tha Rugova duke theksuar se stilistët dhe prodhuesit nga Kosova kanë nevojë për më shumë përfaqësim në tregjet evropiane.

Vesna Ordic nga Asociacioni i Grave SABOR tha se Balkanspring.com paraqet një iniciativë të veçantë që do të ndihmojë për të zgjeruar tregun në Evropë dhe për të rritur prodhimin nga kompanitë që janë pjesë e këtij dyqan online. "Balkanspring.com do të kontribuojë edhe tek gratë nga zonat rurale për shkak se ato nuk kanë qasje në treg, ku atodo të mund ti ofronin produktet e tyre " , tha Ordic.

Duke pasur parasysh edhe investimet e fundit në e-commerce në Kosovë nga sektori bankar dhe zhvillimi i disa bizneseve të reja që mundësojnë shitje brenda në Kosovë përmes mjeteve teknologjike, Balkanspring.com është shfaqur si një ofertë që të përfshijë edhe këto mundësi por edhe të shkoj përtej duke sjellë një kanal virtual të eksportimit të produkteve drejt klientëve anembanë Evropës, produkte që zakonisht shiten në formën klasike ose gjatë vizitave të diasporës apo turistëve në Kosovë.

Në mes tjerash Balkanspring do të jep edhe një nxitje të re në treg për krijimin e bizneseve të mirëfillta në Kosovë dhe krijimin e vendeve të reja të punës, në veçanti për prodhueset femra, punëdorete të cilave janë tradicionalisht të njohura.

Balkanspring.com është financuar ngaMinistria e Jashtme e Norvegjisë, dhe implementohet nga Athene KosovoL.L.C., degë e kompanisë norvegjeze Athene Project Management