Site icon Telegrafi

Planifikoni të martoheni: A keni menduar për kreditë, fëmijët, prindërit dhe TV-në?

Për disa gjëra duhet të bisedoni më herët në mënyrë që të dini se çka do të prisni nga njëri-tjetri, si do të jetoni dhe si do të silleni më vonë në martesë.

Borxhi
Kush sa ka kredit për veturën, banesën apo para të gatshme për të blerë diçka tjetër? Si do t’i paguani këstet? Bashkë, ndaras apo ekziston opsioni i tretë?

Fëmijët
Dëshironi të keni fëmijë? Sa? Kur? Ku do të jetoni? Tek ai, tek ajo, te prindërit apo bashkë do të blini/merrni me qira vatrën tuaj të dashurisë? Është me rëndësi se ku do të lëshoni rrënjë, sepse në atë shtëpi do të krijoni kujtime dhe fëmijët tuaj do të rriten aty, transmeton Telegrafi.

Llogaritë bankare
A do të keni akoma secili llogarinë e vet, por edhe një të përbashkët apo diçka tjetër? S do t’i paguani llogaritë, ushqimin, nevojat për amvisëri? Si do t’ia bëni nëse njëri nga ju ngelet pa punë? A keni planin rezervë?

Punët e shtëpisë
Rreth këtyre punëve më së shumti thyhen shtizat – kush dhe sa ka punuar. Merruni vesh kush çka do të punojë apo së paku deri diku t’i përmbaheni atij plani. Mirëpo është me rëndësi t’i ndani punët, sepse asnjëri nga ju nuk është rob i tjetrit.

Seksi
S-ja është e madhe në çdo marrëdhënie. Bisedoni se sa ju është seksi me rëndësi, çka prisni, si do t’ia bëni nëse ndodhin periudha të këqija, si dëshironi ta plotësoni jetën seksuale…/Telegrafi/

Exit mobile version