Duket se do të ketë një tjetër plan sa i përket garave në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.
Ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen normalisht me nga dy takime, vajtje – ardhje.
Takimet çerekfinale në dy garat më të mëdha evropiane për klube do të zhvillohen sapo të normalizohet gjendja alarmante në Evropë e shkaktuar nga pandemia Covid-19.
Kësisoj shtëpia më e madhe evropiane e futbollit po mendon për një plan B, pasi që pritet edhe disa javë futbolli të jetë i pezulluar shkaku i kësaj pandemie që ka pushtuar gjithë Evropën.
Edhe pse fillimisht UEFA vendosi që në fund të qershorit të mbyllen gjitha kampionatet, një gjë e tillë duket shumë e vështirë.
Kjo ka bërë që UEFA të mendoj për një skenar të ri, pasi pritet që gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës të zhvillohen me nga një ndeshje.
Skuadrat gjysmëfinaliste në Ligën e Kampionëve do të zhvillojnë vetëm një ndeshje në Stamboll aty ku pritet të luhet edhe finalja e madhe.
Në anën tjetër ndeshjet gjysmëfinale në Ligën e Evropës që gjithashtu pritet të zhvillohen me nga një takim do të zhvillohen në Gdansk të Polonisë.
UEFA pritet ta marrë këtë vendim në mbledhjen e ardhshme që pritet të mbahet së shpejti nëpërmjet video-konferencës me federatat evropiane. /Telegrafi/