Futbollistët e Rumanisë janë grabitur në Astana të Kazakistanit.
Mediat kazake kanë njoftuar se futbollistët janë plaçkitur gjatë seancës së stërvitjes para takimit për kualifikimet e botërorit Ruisa 2018.
Këshilltar i Presidentit të Federatës së Futbollit të Rumanisë, Andrei Voqinit pohoi se nuk janë gjetur grabitësit e gjësendeve të lojtarëve, transmeton Telegrafi.
“Në çdo rast, nuk shpresojmë edhe aq shumë”, tha ai.
Është raportuar se 12 lojtarëve i janë vjedhur edhe para, ndërsa fizioterapisti i vodhën edhe një ‘tabletë’.
Vlen të theksohet se ndeshja mes Rumanisë dhe Kazakistan ka përfunduar pa gola, 0:0. /Telegrafi/