Telegrafi

PJESHKA

Poezi nga: Manoel de Barros
Përktheu: Maksim Rakipaj

Sa dëgjonte
zërin e Albertinës, Proust kalonte
në orgazëm. Thuhet se:
Vështrimi i atij që sodit është një lloj organi mashkullor
(bën të vetën çka vështron).
Por vetëm nëpërmjet prekjes
Hapet burim i dashurisë.
Prekja bën burbuqen të hapet.

Prekja është më shumë se vështrimi
Më shumë se dëgjimi
Më shumë se nuhatja
Puthja ngre dashurinë.
Nga nxehtësi e buzëve
Trupi dalldiset e ulurin.
Dhe hapet ëmbëlsisht
Si pjeshkë e Perëndisë.