Jesse Itzler kishte kërkuar nga pjesëtari i Navy SEAL, David Goggins, të jetonte me të për 31 ditë, periudhë gjatë së cilës Itzler kishte pranuar të bëjë çfarëdo që Goggins i kishte thënë.
Jesse më vonë kishte shkruar librin ‘Living with a SEAL: 31 Days Training with the Toughest Man on the Planet’, ku e kishte përshkruar eksperiencën e formësimit të trupit nga njeriu më i rreptë në planet, transmeton Telegrafi.
Ata kishin vrapuar në stuhi me borë, kishin kërcyer në liqen të ngrirë dhe kishin bërë pompa të pafundme.
Në videon e mëposhtme, e cila është në gjuhën angleze, Jesse dhe David flasin për rregullin ‘40%’, që do të thotë se kur mendoni se nuk mund të bëni më diçka dhe e keni arritur limitin e forcës tuaj, faktikisht ju e keni shfaqur vetëm 40% të forcës suaj.
Nga ky rregull mund të përfitojë secili, sepse aplikohet në çdo profesion të mundshëm. Prandaj, mbajeni mend mirë: nëse jeni në një fazë ku jeni duke menduar të hiqni dorë nga diçka sepse nuk keni më forcë për të bërë asgjë, atëherë vetëm rikujtojeni se keni edhe 60% forcë më shumë. /Telegrafi/