Ekipet e shpëtimit nga Bosnja e Hercegovina akoma janë duke kërkuar në mënyrë aktive të mbijetuarit, që kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shembura në jug të Turqisë.
Për situatën aktuale gjatë një bisede telefonike për klix.ba ka folur Fahrudin Dobraça nga Sarajeva ku shpjegoi në detaje për operacionin e kërkim-shpëtimit.
Sipas tij, tani është faza më e vështirë pasi çdo herë e më shumë po hasin në trupa të pajetë nën rrënoja, transmeton Telegrafi.
“Më së vështiri po e kem sepse çdo herë e më shumë po hasim në të vdekur. Mbrëmë kemi pasur një situatë kur nëna, babai dhe foshnja janë gjetur të përqafuar dhe pa shenja jete nën rrënoja.
Dobraça tha se situata është aq e vështirë atje, sa që askush nuk dëshiron të flet për këtë pasi janë të fokusuar në shpëtimin e jetëve të njerëzve. /Telegrafi/