Site icon Telegrafi

Pjesët e trupit të mashkullit të cilat më së shumti i eksitojnë femrat

Përgjigjet janë këto:

Linja V
Pjesët e kërdhokullave të cilat definojnë stomakun dhe të cilat kryesisht i kanë vetëm meshkujt të cilët ushtrojnë rregullisht. Ndërkaq, vajzat kanë zbuluar që posaçërisht seksi u duket mashkulli kur rastësisht ngre kanotierën (fanellën).

Venat e duarve
E dini pse? Për shkak që venat e theksuara femrat i lidhin me duar të fuqishme të mashkullit, të cilët kur i përqafojnë, lënë përshtypjen e sigurisë.

Topthat e barkut
E po, kjo gjë me siguri nuk ju habit fare. Femrat i konsiderojnë ideale topthat, mu sikur edhe juve linja e trupit të femrave të gjata me super vithe dhe gjinj të mëdhenj.

Sytë
Gjithsesi sytë janë ndër pjesët e adhuruara të femrave, transmeton Telegrafi. Mirëpo, nuk është edhe aq e rëndësishme ngjyra, sa dukja komplet, duke filluar nga forma deri te madhësia e qerpikëve.

Buzët
Femrat i duan kryesisht buzë të plota, mirëpo si duket nuk dallojnë aq shumë edhe meshkujt sa u përket buzëve. Posaçërisht u duken seksi kur mashkulli spontanisht kafshon buzën me dhëmbë.

Flokët
Paksa flokët më të gjatë është zgjedhje më e dëshiruar e gjinisë së bukur, ndërkaq më shumë seksi u duket vetëm kur mendojnë që bandillit mund t’ia ngrehin nga pak flokët në momentin e epshit. Gjithashtu, flokët gështenjë dhe të zezë janë më të preferuara te gjinia e bukur. /Telegrafi/
 

Exit mobile version