Site icon Telegrafi

Pjesët e gardërobës që janë shumë të rrezikshme për t’i përdorur çdo ditë

George Bernard Shaw njëherë kishte thënë, “Moda nuk është gjë tjetër përveçse një epidemi e detyruar”.

Por, ai me siguri nuk ka pasur ide se sa shumë të drejtë kishte kur e krahasonte modën me sëmundje, transmeton Telegrafi.

Siç duket, ndjekja e trendeve çdo ditë mund të jetë gjë e rrezikshme për shëndetin.

Ekspertët kanë treguar se cilat pjesë të gardërobës sonë na dëmtojnë shëndetin dhe si të kemi më shumë kujdes.

Xhinset e ngushta

Një palë xhinse të mira janë veshja më universale në botë. Shumë vajza e gra i zgjedhin xhinset e ngushta në mënyrë që t’it theksojnë kofshët dhe këmbët.

Por, fatkeqësisht, këto xhinse e pengojnë qarkullimin e gjakut, gjë e cila pastaj shpie në celulit dhe në vena varikoze.

Lëkura nuk mund të merr “frymë” për shkak të materialit që është shumë i ngushtë në trup, si dhe rritet rreziku që qimet të rriten brenda lëkurës.

Takat e larta

Kur një femër mbathë taka të larta, ajo transformohet menjëherë: bëhet shumë më femërore, më fit dhe më seksi.

Por, kjo nuk do të thotë se duhet të mbathni taka të larta çdo ditë.

Kjo pjesë e modës shpie në dhimbje të shpinës, të këmbëve dhe në ënjtje.

Syzet e diellit

Syzet e verës jo vetëm se janë aksesor trendi, por edhe një domosdoshmëri kur ka shumë dritë jashtë. Sidoqoftë, ju nuk duhet t’i vini syzet e verës në mbrëmje ose në ambiente të mbyllura ku nuk ka mjaftueshëm dritë.

Kjo gjë ndikon që sytë të lodhen dhe rritet rreziku i zhvillimit të sëmundjeve të ndryshme të syrit.

Gjithashtu, ju duhet t’i mbani syzet e verës të pastra dhe të siguroheni që janë 100% të sigurta nga rrezet ultravjollcë, të cilat i dëmtojnë sytë.

Çantat e mëdha të dorës që mbahen në një shpatull

Çantat e dorës të grave janë një “depo” ku mund të gjeni gjithçka, duke filluar nga kozmetika e deri te laptopi.

Çantat e dorës janë shumë të përshtatshme, por njëkohësisht mund të jenë të dëmshme për shëndetin.

Për shkak se vazhdimisht e mbajmë çantën e dorës në njërën shpatull, kjo mund të shpie në skoliozë dhe sëmundje tjera të shpinës.

Për shkak të mos balancimit, ju mund të kenë spazma muskulore, enë të bllokuara të gjakut, etj. /Telegrafi/

Exit mobile version