4.8 për qind është pjesëmarrja e qytetarëve të Preshevës në votim.
Kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor të Preshevës, Alban Mehmeti njoftoi se deri në këtë kohë kanë shfrytëzuar të drejtën e votës mbi 2000 mijë qytetarë.
“Në Preshevë deri në orën 12:00, kanë votuar 2100, apo 4.8 për qind e qytetarëve”, tha Mehmeti.
Në Preshevë të drejtë vote kanë 43 mijë e 500 votues. Në këtë komunë votohet në 38 qendra të votimit.
Në Bujanoc deri në orën 12:00 kanë votuar 8.6 për qind e qytetarëve.
Kështu bën të ditur kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor në Bujanoc, Fejzi Beqiri.
“Në Komunën e Bujanocit, 42786 qytetarë kanë të drejtë vote në 59 qendra të votimit. Deri në orën 10:00 kanë votuar 3.74 për qind. Ndërkaq, deri në orën 12:00 kanë votuar 8.67 për qind”, njoftoi ai. /kp/