Manchester City e ka mbyllur në epërsi pjesën e parë ndaj Manchester United me rezultat 1-0, në derbin e qytet, që me raste po del të jetë edhe i tensionuar.
Pjesa e parë mes këtyre dy gjigantëve anglezë ishte e kujdesshme, ku kërkoheshin vetëm gabimet.
Rastin e parë në ndeshje e kishte Phil Foden që rrezikoi me një goditje volej në minutën e 21-të.
Goli që zhbllokoi takimin erdhi në minutën e 36-të, kur harkimit të Kevin de Bruynes iu përgjigj mirë me kokë Josko Gvardiol që shënoi për 1-0.
JOSKO GVARDIOL GOALLLL KEVIN DE BRUYNE ASSIST THAT WAS AN ABSOLUTELY INSANE GOALL HOLD UNITEDDDpic.twitter.com/FL0E9zYRDh
— 17 (@DxBruyneSZN) December 15, 2024
Në minutën e 40-të, nuk munguan tensionet ku Kyle Walker dhe Rasmus Hojlund u ndëshkuan me karton të verdhë.
Në kohën shtesë rrezikoi edhe Phil Foden me një gjuajtje nga distanca, por topi shkoi ngjitur me shtyllën.
HALF-TIME | In the lead in the derby 💪
🩵 1-0 🔴 #ManCity pic.twitter.com/717JR72PW1
— Manchester City (@ManCity) December 15, 2024
Pjesa e dytë pritet të jetë më e hapur, pasi mysafirët nuk do të pajtohen lehtë me këtë rezultat. /Telegrafi/