Kjo gjë ka ndodhur në pjesën më të madhe të shtetit të Libisë, raportojnë monitoruesit e trafikut.
Trafiku i internetit në vend, nga faqet e ngjashme si YouTube dhe Google pothuajse është zhdukur, edhe pse duket se nga ana teknike, serverët janë funksional dhe në punë.
Për dallim nga veprimet e kaluara të ndërmarra nga qeveria e Egjiptit, të cilët patën mbyllur krejt serverët e internetit, në rastin e Libisë duket se ka gjasa që qasja në rrjet të bëhet me vështirësi të caktuara.
Mirëpo, burimet e ndryshme të trafikut thonë se ende nuk është e qartë se kush po e bën ndërprerjen e rrjetit në këtë vend, ndërsa thuhet se qeveria e Libisë nuk është direkt duke ndikuar në këtë ndalim. / Telegrafi /