Villarreal e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Manchester United me ruzltat 1-0 në finalen e Ligës së Evropës.
Të dy skuadrat e nisën ndeshjen të kujdesshme, duke kërkuar hapësira dhe duke mos bërë gabime.
Por spanjollët që janë mbretër të kësaj gare treguan edhe një herë pse janë në finale.
Në rastin e parë serioz Villarreal gjeti golin. Zhvillohej minuta e 29-të, kur Daniel Parejo dhe Gerard Moreno, kombinojnë bukur së bashku me këtë të fundit që shënoi për 1-0.
GOAL – MORENO
ASSIST – PAREJOMan Utd 0-1 Villareal (31 mins)#UELfinal pic.twitter.com/GwNxfVJ6OS
— crept online (@sukuu_1) May 26, 2021
Pas golit Manchester United që kishte më shumë posedimin shtoi presionin, por nuk arritën të shënonin.
Ky gol dhe pjesa e parë premtojnë një pjesë të dytë shumë të mirë, pasi Manchester United nuk do të pranojë këtë rezultat lehtësisht. /Telegrafi/
𝙒𝙝𝙚𝙣 𝙮𝙤𝙪 𝙢𝙖𝙠𝙚 𝙝𝙞𝙨𝙩𝙤𝙧𝙮…
⚽️ Gerard Moreno #UELfinal pic.twitter.com/QivxOUwmjt
— UEFA Europa League (@EuropaLeague) May 26, 2021