Telegrafi

Pjesa e parë, Viktoria Plzen 0-0 Ballkani: Djelmoshat e Ilir Dajës po paraqiten mirë në Çeki

Ndeshja mes Viktoria Plzenit dhe Ballkanit pas 45 minutash ishte e fortë me gjysmë raste nga të dyja palët.

Duele të forta dhe një Ballkan që nuk lëshon asnjë centimetër u pa në këtë pjesë të parë.

Vendasit kishin më shumë nga loja me top, ndërsa Ballkani ishte më i mirë në kundërsulme, ku ka mundur lehtë edhe të shënonte.

Në dy kundërsulme Nazmi Gripshi dhe Albin Berisha u vonuan që të godisnin portën.

Ballkani pritet të mos ndryshojë as në pjesën e dytë pasi skuadra luajti shumë mirë. /Telegrafi/