Italia e ka dominuar pjesën e parë ndaj Turqisë në ndeshjen hapëse të Euro 2020, por që është mbyllur pa gola 0-0.
I pari që rrezikoi në këtë ndeshje ishte Lorenzo Insigne, por goditja e tij shkoi ngjitur me shtyllën në minutën e 18-të.
Në minutën e 22-të, Giorgio Chiellini provoi me kokë, por portieri turk ishte në vend.
Ciro Immobile gjuajti në minutën e 33-të, por edhe ky nuk arriti të shënojë.
Italia në dy raste kërkoi penallti, por gjyqtari Danny Makkelie, nuk akordoi asnjërin.
Italia e dominoi dukshëm pjesën e parë, por Turqia u mbajt mirë në mbrojtje./Telegrafi/