Trepça ka përmbyllur pjesën e parë në epërsi kundër Fenit.
Mitrovicasit kanë përmbyllur njëzet minutshin e parë me 16 pikë epërsi me rezultat 36:20.
Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e shtatë të Ligës Ballkanike.
Samir Zekiqi është basketbollisti më efikas me dhjetë pikë ndërsa te mysafirët Andrei Magdevski me nëntë sosh. /Telegrafi/