Ashtu siç është pritur Bayern Munchen, nuk është dorëzuar në ndeshjen kthyese të çerekfinales së Ligës së Kampionëve ndaj PSG-së, ku pjesën e parë e ka mbyllur në epërsi 1-0.
Ndeshja e parë e zhvilluar në “Allianz Arena” iu kishte takuar francezëve që si mysafir shënuan fitore me rezultat 3-2.
Edhe ndeshja e sotme, po del të jetë internate, pasi që rastet nuk munguan nga të dyja anët.
HT: @PSG_English 0-1 FC Bayern.
The visitors lead at the break after an end-to-end first half, @neymarjr hitting the woodwork twice.
Big 45 ahead.
🔴🔵 #AllezParis pic.twitter.com/XrETqitSrW
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) April 13, 2021
Kylian Mbappe provoi i pari në minutën e tretë të ndeshjes, por pa sukses.
Bayern Munich rrezikoi në minutën e 27-të, kur Joshua Kimmich, por as ky nuk ishte i saktë.
Pas këtyre dy raste ishte momenti i Neymar i cili rrezikoi tri herë portën e Manuel Neuer, ku dy herë prej tyre goditi edhe shtyllën.
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1382055828094545922
Kyr nuk konkretizohen rastet, pason dënimi dhe Bayern Munich është ekspert në këtë drejtim.
Maxim Chuopo Moting shënoi në minutën e 41-të me kokë, pas një topi të thyer nga portieri.
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1382056234669457411
Krejt në fund rast të mirë kishte edhe David Alaba, por Keylor Navas ishte në vend./Telegrafi/