Site icon Telegrafi

Pjesa e parë: Prishtina 0-0 Norrkoping, statistikat e takimit

Pjesa e parë e takimit mes Prishtinës dhe Norrkopingut, që po zhvillohet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, ka përfunduar pa gola.

Prishtina e pat rastin më të mirë për të shënuar në minutën e 37, kur goditja e Maxhunit nga 30 metra kaloi pranë shtyllës së portës së suedezëve.

Një rast tjetër pati edhe Liridon Leci në minutën e 25, por që goditja e tij më kokë, nuk gjeti portën kundërshtare.

Në këtë pjesë janë ndëshkuar me kartonë të verdhë dy lojtarë të Prishtinës, Boshnjaku dhe Fetahaj.

Prishtina dhe Norrkoping takohen në ndeshjen kthyese të rundit të parë kualifikues për Europa League.

Exit mobile version