Telegrafi

Coman shënon, Bayern Munich në epërsi ndaj PSG-së

Pas pjesës së parë mes PSG-së dhe Bayern Munichut pa gola, gjermanët kanë kaluar në epërsi me të filluar pjesa e dytë.

Gjermanët rrezikuan në pjesën e parë me Erik Maxim Choupo-Moting, Kingsley Coman  dhe Joshua Kimmich, por nuk arritën të qëllonin në portë.

Goli erdhi në minutën e 53-të, kur Alphonso Davies harkoi në zonë, ku Kingsley Coman shënoi për 1-0.

Një epërsi e madhe e gjermanëve për këtë përballje.

Tani PSG është prapa në lojë dhe i duhet të shënojë që të jenë të barabartë, pasi ka edhe një ndeshje. /Telegrafi/