Site icon Telegrafi

Pjesa e parë mbyllet me epërsinë e Francës ndaj Marokut

Franca është duke triumfuar ndaj Marokut pas pjesës së parë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Gjelat që shihet si favori në këtë ndeshje, arritën të shënojnë në minutën e katërt me Theo Hernandez.

Një tollovi në zonën e Marokut, një top  i kthyer te Hernandez që gjuan me të parën në mënyrë akrobatike për të shënuar për 1-0.

Maroku tentoi të kthehej në lojë në minutën e 10-të, kur Azzedine Ounahi gjuajti nga distanca, por Hugo Loris priti.

Franca goditi shtyllën në minutën e 17-të me Olivier Giroud.

Gjelat kishin raste edhe me Aurelien Tchuomenin dhe Raphael Varanen, por pa sukses.

Maroku shumë lehtë ka mundur të barazojë në minutën e 45-të, kur Jawad El Yamiq gjuajti me gërshëre, por vetëm shtylla e ndali një gol të bukur.

Pjesa e dytë pritet të jetë më interesante pasi Maroku tregoi në minutat e fundit forcën e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version