Manchester City e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj PSG-së (1-0) në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Në fillimin e ndeshje PSG fitoi një penallti, pasi u mendua që Oleksandr Zinchenko luajti me dorë. Por pas shikimit në VAR, gjyqtari e anuloi.
Pas këtij episodi ishin anglezët që shënuan në minutën e 11-të.
https://twitter.com/UTDEXTRA_/status/1389661820449918981
Riyad Mahrez gjeti rrjetën pas disa pasimeve të mira të Manchester Cityt (1-0).
PSG ka rrezikuar dy herë seriozisht portën me Marquinhos dhe Agnel Di Maria, por nuk ishin të saktë.
Deri në fund të pjesës së parë nuk kishte më raste të mira dhe City shkoi në pushim me një gol epërsi.
HALF TIME | So far so good 👌
🔵 1-0 🔴 (3-1) #ManCity | https://t.co/axa0klD5re pic.twitter.com/InlklTGXgE
— Manchester City (@ManCity) May 4, 2021
Ndeshja e parë ishte mbyllur në të mirë të anglezëve me rezultat 2-1. /Telegrafi/