Italia e ka shënuar një gol ndaj Uellsit në pjesën e parë të ndeshjes së fundit grupore në kuadër të ‘Euro 2020’.
Azzurrët e kanë siguruar kualifikimin nga Grupi A, ndërsa duan që të vazhdojnë tutje si fitues të grupit.
Për këtë arsye plani i tyre është që ta fitojnë edhe sfidën e fundit grupore përballë Uellsit në Stadio Olimpico.
https://twitter.com/azzurri/status/1406653269645185024
Ata tashmë janë në rrugëtimin e duhur, duke qenë se në 45 minutat e para arritën të shënonin gol dhe ta ruanin epërsinë derisa shkuan në pushim.
Një harkim të Marco Verrattit nga gjuajtja e lirë e shfrytëzoi Matteo Pessina për ta shënuar golin e epërsisë (39’). /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=9co_7CxjdsM