Telegrafi

Pjesa e parë, Itali 1-0 Zvicër: Vendos goli i Locatellit

Italia e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Zvicrës (1-0), në xhiron e dytë të Grupit A në kuadër të EURO 2020.

Italianët e morën në dorë ndeshjen pas minutës së dhjetë, duke radhitur rastet.

Ciro Immobile kishte rast të mirë me kokë, por goditja e tij nuk ishte e saktë.

Në minutën e 19-të, Italia gjeti golin, por që Giorgio Chiellini para shënimit, kishe prekur topin me dorë.

Por Italia nuk e hoqi këmbën nga gazi. Një aksion i bukur i Domenico Berardit dhe Manuel Locatellit, bëri që ky i fundit nga afër të shënoj për 1-0.

Pas golit Italia kishte dhe një rast të mirë me Leandro Spinazzolan, i cili u fut bukur në zonë, gjuajti mençur, por goditja shkoi jashtë.

Në pjesën e parë Italia ishte dukshëm më e mirë se Zvicra në këtë pjesë lojë. /Telegrafi/