Prishtina dhe Drita po luajnë në finalen e Kupës së Kosovës në stadiumin e kryeqytetit kosovar, ku po mbretëron një atmosferë fantastike që po e krijojnë tifozët e të dyja ekipeve, ‘Plisat’ dhe ‘Intelektualët’.
Pas pjesës së parë, mysafirët po udhëheqin me rezultat minimal prej 1-0.
Drita ka kaluar në epërsi në minutën e 30-të të takimit në saje të golit të Qëndrim Sejdiut, transmeton telegrafi.
Në fakt, Sejdiu shënoi pas asistimit të Xhevdet Shabanit, i cili shëtiti mbrojtjen e skuadrës prishtinase duke i kaluar tre futbollistë.
Mbetet edhe 45 minuta për të caktuar pjesëmarrësin e dytë në garat evropiane, përkatësisht në kualifikimet e Ligës së Evropës.
Kujtojmë se tashmë Feronikeli ka fituar të drejtën që të luajë për në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, pasi që javë më parë ka arritur të mbrojë titullin e kampionit të Kosovës. /Telegrafi/