PSG e ka mbyllur në epërsi pjesën e parë ndaj Bayern Munich me rezultat 2-1 në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Ndeshja ishte e bukur dhe me raste nga të dyja palët, që ishin të shumta për 45 minuta.
Goli u shënua që në minutën e tretë të takimit, ku një aksion i bukur mes Neymar e Mbappe u kthye në gol.
https://www.youtube.com/watch?v=uh_9CRKy81k
Francezi arriti ta mposht portierin Manuel Neuer me një gjuajtje nga brenda zonës.
Bayern rrezikoi me Leon Goretzkan dhe Thomas Mullerin por pa sukses.
Në anën tjetër PSG në rastin e tyre të dytë të mirë arritën ta shtojnë epërsinë në 2-0. Braziliani Marquinhos shënoi nga afër.
https://www.youtube.com/watch?v=6S3MsNf7aj8
Por Bayernin në lojë e ktheu Maxim Choupo Moting me një gol në minutën e 37-të.
https://www.youtube.com/watch?v=DKsuReTwsWs
Kjo ndeshje po del të jetë ndër më të bukurat në këtë sezon të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/
⏸️⌛️ C’est la mi-temps à Munich ! Nos Parisiens mènent au score après 45 minutes de jeu après une excellente entame ✊@FCBayern 1⃣-2⃣ @PSG_inside
⚽️ @KMbappe 3′
⚽️ @marquinhos_m5 28′#?????? pic.twitter.com/onRN37uwsN— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) April 7, 2021