Site icon Telegrafi

Pjesa e parë, Ballkani 1-1 BATE Borisov

Pjesa e parë mes Ballkanit dhe BATE Borisovit është mbyllur 1-1, me skuadrën tonë që kishte më shumë nga loja.  

Rastin e parë në ndeshje e kishte Meriton Korenica me një goditje të fortë, por nuk ishte i saktë. Pas tij provoi edhe Lorenc Trashi, por goditja e tij shkoi ngjitur me shtyllën.

Ndeshjen e hapi BATE Borisovi kaloi në epërsi me golin e Denis Laptev në minutën e dhjetë për 1-0.

Por nuk vonoi shumë dhe Ballkani shënoi golin e parë për të barazuar rezultatin.

Bajram Jashanica shënoi me kokë në minutën e 31-të për rezultatin 1-1.

Në këtë pjesë Ballkani kishte më shumë nga loja, dhe në pjesën e dytë do të kërkojë për të gjetur golin e epërsisë. /Telegrafi/

Exit mobile version