Telegrafi

Pjesa e parë, Angli 1-1 Danimarkë: Gjysmëfinale e jashtëzakonshme në Wembley

Anglia dhe Danimarka kanë luajtur baras (1-1), pas 45 minutave të para në ndeshjen gjysmëfinale të Euro 2020.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë me të dy skuadrat që provuan të gjejnë hapësira në mbrojtjet kundërshtare.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 30-të të takimit, kur i riu Mikkel Damsgaard shënoi nga goditja e dënimit mbi 25 metra.

 

Ky ishte goli i parë nga gjuajtja e lirën në këtë Euro 2020 dhe një nga më të bukurit në këtë kampionat.

Por Anglia nuk u dorëzua dhe filloi të rrezikojë më shumë.

Fillimisht rast të mirë kishte Raheem Sterling në minutën e 38-të, por goditja e tij nga brenda zonës u prit nga portieri danez.

Por sulmet e shumta iu shpërblyen në minutën e 39-të, kur pasimin e Bukayo Saka e ktheu në portën e tij Simon Kjaer, në tentim për ta larguar topin (1-1).

Në minutat e mbetura Anglia kishte më shumë nga loja, por danezët të gatshëm gjithmonë për kundërsulme

Një ndeshje shumë e bukur deri më tani nga të dy skuadrat./Telegrafi/