Site icon Telegrafi

Pizzaro thyen një rekord 31-vjeçar të Bundesligas (Foto)

Claudio Pizarro ka thyer rekord 31-vjeçar të Bundesliga duke u bërë lojtari më i vjetër që shënon “hat-trick”.

Sulmuesi 37-vjeçar shënoi tre gola në fitoren prej 4-1 mbrëmë ndaj Bayer Leverkusenit duke thyer rekordin 31-vjeçar të Manfred Burgsmuller.

Pizarro, i cili ka fituar gjashtë tituj të Bundesligas dhe një të Ligës së Kampionëve, aktualisht luan për Werder Bremen.

Kujtojmë se të mërkurën Bremeni ka triumfuar me rezultat 4:1 si mysafirë i Bayer Leverkusenit. /Telegrafi/

Exit mobile version