Të befasuar me këto të dhëna shkencëtarët kanë shtruar pyetjen për çka bëhet fjalë, dhe pastaj kanë zbuluar
Sipas studimit më të ri shkencor të botuar në revistën Applied Animal Behavir Scienced, është vlerësuar që tri raca më agresive të qenve janë pikërisht langoi, Chihuahua dhe Jack Russell Terriers!
Siç thuhet në studim, çdo i pesti langua do të përpiqet të kafshojë personin e panjohur, ndërkaq çdo i dymbëdhjeti së paku një herë e ka sulmuar pronarin e vet, transmeton Telegrafi.
Chihuahua e vogla janë në vendin e dytë të kësaj liste. Për to konsiderohet që shumë shpesh janë të gatshme të sulmojnë qentë e panjohur.
Ndërsa, i treti me radhë, është Jack Russell Terriers, që karakterizohet me guximin, temperamentin dhe pamjen e bukur.
Të befasuar me këto të dhëna shkencëtarët kanë shtruar pyetjen përse është kështu.
Në të vërtetë, problemi është që pronarët e këtyre racave nuk i paraqesin sulmet e të adhuruarve të tyre, duke mos i konsideruar të rrezikshëm, ndërsa çdokush që për ndonjë shkak është “sulmuar nga qeni i rrezikshëm” menjëherë do ta paraqesë.
Sa i përket shkakut të këtyre idhnakëve, ajo qëndron tek frika. Fjala është për racat e vogla të cilat janë frikacake, andaj sulmojnë nga frika që të mos sulmohen nga të tjerët, thonë autorët. /Telegrafi/