Telegrafi

Pista e vrapit (tapirulani) është më e mirë se tavolina e punës!

Këto janë rezultatet e një studimi të kryer nga Universiteti i Minesotës dhe botuar në PLoS One.

Si ketrat

Ekspertët përfshinë dyzet punonjësit e një zyrë dhe për një vit ata zëvendësuan karriget dhe tavolinat e punës me një tapis roulant i pajisur me një telefon, një tavolinë të vogël për të shkruar dhe një kompjuter.

Punonjësit, përveç kryerjes së detyrave normale të punës duhet te ecnin gjithashtu në tapis roulant me një shpejtësi të moderuar përreth 3 kilometra në orë. Përveç kësaj, vullnetarët duhej të mbanin një matës për kaloritë e shpenzuara.

Performancë më të mirë pune

Nga të dhënat e mbledhura rezultoi se punonjësit që punonin duke ecur, kishin një konsum kalorish ditor mesatarisht më të madhe se 8% në krahasim me kur ata ishin duke punuar ulur në tavolinën e punës, rezultat ky i parashikueshëm.

Rezultati që ra më tepër në sy ishte që, pas një periudhe të shkurtër fillestare ku u regjistrua një rënie e vogël në performancën e punonjësve, ata më pas u përshtatën shumë mirë me vendin e ri të punës dhe produktiviteti i tyre – i matur në sasi, cilësi të punës së kryer dhe ndërveprimet me kolegët – u rrit me një pikë në një shkallë nga zero në 10, domethënë në mënyrë sinjifikative. /Telegrafi/