Telegrafi

Pirlo: Tonali është lojtar më i kompletuar se unë

Legjenda italiane, Andrea Pirlo e pranuar se është një tifoz i madh i mesfushorit të talentuar të Brescias, Sandro Tonali.

Reprezentuesi italian ka dhuruar paraqitje të mira me Brescian këtë sezon duke bërë shumë klube të mëdha për vete.

Forma e mirë, vazhdimësia dhe mosha e kanë e re ka futur në luftë shumë klube të mëdha dhe lojtari pritet të largohet nga Brescia këtë verë.

Lexo po ashtu Marotta flet për transferimin e Tonalit dhe largimin e Lautaros

Se Tonali është një lojtar me të ardhme të madhe e ka konfirmuar edhe legjenda italiane, Pirlo.

“Thuhet se ai mund të jetë trashëgimtari im, por unë nuk shoh shumë gjëra të përbashkëta”, ka thënë fillimisht Pirlo.

“Ai është një lloj tjetër i lojtarit. Ai është shumë më i kompletuar si në fazën mbrojtëse ashtu edhe në atë sulmuese. Ai është një përzierje midis karakteristikave të mia dhe atyre të lojtarëve të tjerë”.

Lexo po ashtu Tonali i hapur për t’u transferuar te Interi

“Ai është mesfushori më premtues. Me siguri do të bëhet një lojtar i shkëlqyeshëm”, përfundoi ish-ylli italian.

Ndryshe, Interi dhe Juventusi janë në garë të ashpër për lojtarin, por Nerazzurrët thuhet se janë favorit për transferimin e tij. /Telegrafi/