Site icon Telegrafi

Pirgu i bardhë në formë druri. Dikujt i rikujton boçën e pishës, dikujt kaktusin

Pirgu unik është quajtur Pema e Bardhë (L’Arbre Blanc), i ndërtuar në qytetin francez Monpelje, ka 17 kate

Forma e lakuar e ndërtesës rikujton trungun, ndërsa ballkonet për 120 banesa janë dizajnuar në formë fletësh të cilat sillen rreth dritës së diellit, transmeton Telegrafi.

Shumica e inovacioneve teknike të ndërtesës ka të bëjnë pikërisht me tarracat, të cilat nga fasada e ndërtesës dalin edhe deri në 7,5 metra.

Ballkonet janë radhitur në formë të zhdrejtë në gjithë sipërfaqen e ndërtesës.

Disa tarraca janë shkallë të lidhura, në mënyrë që pronarët e banesave dupleks tani mund të sillen nga njëri ballkon te tjetri pa hyrë brenda.

Është interesant edhe zgjidhja që hapësirat qendrore të dedikuara për qëndrim ditor të jenë të hapura ndaj ballkoneve, andaj Pema e Bardhë është zgjedhje ideale për ata të cilët kënaqen në pamjen e mirë.

Në pirg janë të vendosur. Edhe galeria e arteve, restorantet, bari panoramik dhe zyrat, ndërkaq pas ndërtesës edhe parku dhe lumi Lez.

/Telegrafi/

Exit mobile version