Telegrafi

Piratët ndajnë edhe objektet 3D

Sipas fiformatave të publikuara në faqet e Pirate Bay, shfrytëzuesit tani mund të kërkojnë kategorinë e re të fajllave, të quajtur “Physibles”, që përmban informatat e duhura për shtypësit 3D ashtu që ata të mund të mbarojnë kopjen e objektit të dhënë.

Përfaqësuesit e Pirate Bay thonë se besojnë se hapi i ardhshëm në kopjim do të jetë ai nga forma digjitale në formën fizike, respektivisht besojnë se shtypësit e tashëm 3D dhe skanerët janë vetëm hapi i parë, e në të ardhmen e afërt pritet se do të mund të shtypen edhe modelet tërësisht të përdorueshëm, sikurse që janë për shembull pjesët rezervë të veturave. /Telegrafi/