Mbrojtësi i Spanjës, Gerard Pique, ka folur pas fitores ndaj Shqipërisë dhe ka njoftuar se pas Kampionatit Botërorë ‘Rusia 2018’ do të pensionohet nga ‘Furia e Kuqe’.
Ylli i Barcelonës ka thënë se ky vendim është marrë kohë më parë dhe nuk është i ndikuar nga ‘çështja e fanellës’, ku spanjolli ‘u sulmua’ nga mediat pas ndeshjes.
“Pas Kupës së Botës 2018 do të largohem nga Kombëtarja e Spanjës”, ka thënë Pique.
“E kisha të planifikuar, nuk është vendim i momentit. Kam dhënë gjithçka në fushë, disa kanë qenë mirënjohës, por disa nuk më duan këtu”, ka shtuar Pique. /Telegrafi/